Македонска верзија | English version
Fillimi Harta

 

 

KONKURS nga programi për AKSIONE QYTETARE

KONKURS
nga programi për AKSIONE QYTETARE


Me qëllim që të nxitet pjesëmarrja qytetare në krijimin e politikës dhe në stimulimin e organizatave joqeveritare (OJQ) të bëhen subjekte aktive në shoqërinë qytetare, FISHHM shpall konkurs për përkrahje të projekteve me të cilat do të realizohen aktivitete në fushat që vijojnë:
• Përkrahje dhe promovim të procesit dhe praktikës demokratike (përgjegjësi, transparencë, udhëheqje e mirë, pjesëmarrja e publikut në krijimin e politikës publike);
• Pengim i korrupsionit në nivel lokal (monitorimi i fondit publik në fusha të caktuara siç janë mbrojtja sociale, arsimi, shëndetësia, kultura e tjerë).

Në konkursin mund të paraqiten OJQ të cilat veprojnë në rajonet ku gjinden qendrat për përkrahje të OJQve, në Veles, Prilep, Kërçovë, Shtip, Gjevgjeli, Strumicë, Negotinë, Delçevë, Kratovë, Resnjë, Strugë dhe Dibër.

Grantet do të ndahen për aksione:
• të cilat do ti realizojnë së paku dy organizata në nivel regjional, me vlerë prej 5,000 Euro
• të cilat do ti realizojnë më tepër se katër organizata në nivel nacional, me vlerë prej 10,000 Euro.

Vlera e plotë e mjeteve financiare për përkrahje të projekteve është 36,000 Euro.
Përparësi do të kenë propozim projektet me qasje integruese, koalicione, të planifikuara në nivel nacional.

Projektet do të seleksionohen në bazë të këtyre kritereve:
• Problemet dhe qëllimet të jenë qartësisht të arsyetuara dhe relevante në lidhje me temat të definuar me konkursin.
• Qasja dhe metodologjia për zgjidhjen e problemeve të jenë qartë të arsyetuara, me mundësi për përfundim në kohën e caktuar dhe në kuadër të buxhetit të planifikuar me projektin
• Aktivitet e projektit dhe rezultatet e planifikuara duhet të jenë konkurrente dhe të dukshme në nivel regjional/nacional.
• Përfshirje, inkuadrim dhe ndarje e partnerëve (trupa të qeverisë, njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe institucionet, sektori i biznesit, OJQ, institucionet arsimore).

Paraqitja e projekteve bëhet me formularin e standardizuar për konkurrim (Formulari për organizata dhe institucione), i cili mund të fitohet në Qendrat për përkrahje të OJQ-ve ose në Internet faqet: www.soros.org.mk, www.mango.org.mk, www.ngocenters.org.mk, www.nvocentri.org.mk. Fletëparaqitja do të llogaritet si e paplotë nëse nuk i bashkëngjiten edhe dokumentet që vijojnë:  
• Kopje nga vendimi për regjistrimin e të gjitha organizatave/ institucioneve, partnere të përfshira në projekt;
• Vërtetim me shkrim e marrëveshjes për partneritet,
• Listë e projekteve të realizuara,
• Si dhe materiale tjera (jo të domosdoshme) për të cilat mendoni se do të ndihmojnë në vlerësimin e mirë të kredibilitetit të organizatës dhe për rëndësinë e projektit.

Formulari i plotësuar, në zarf të mbyllur, me shenjë për konkursin e programit për Aksione qytetare, duhet të dërgohet personalisht ose me postë në adresat e Qendrave për përkrahje të OJQ-ve:

Qendra për përkrahje të OJQ- Veles, Rr. Nikola Orovcanec nr. 25, tel: 043/ 221 583
Qendra për përkrahje të OJQ-  Prilep, Rr. Bitolska nr. 1, tel: 048/ 418 319
Qendra për përkrahje të OJQ- Kicevo,  Rr. 11-ti Septemvri –Zgrada Susica, tel: 045/ 224 059
Qendra për përkrahje të OJQ- Stip,  Rr. Gen. Mihajlo Apostoloski nr. 14a, tel: 032/ 383 422
Qendra për përkrahje të OJQ- Dibër, Rr. Veljko Vlahoviq nr. 13, tel: 046/ 835 105
Qendra për përkrahje të OJQ- Dellçevë, Rr. Marshal Tito PN, tel: 033/ 411 727
Qendra për përkrahje të OJQ- Gjevgjeli, Rr. Braqa Miladinovi nr. 37, tel: 034/ 218 934
Qendra për përkrahje të OJQ- Kratovë, Rr. Goce Delçev nr. 24, tel: 031/ 481 157
Qendra për përkrahje të OJQ- Negotinë, Rr. Marshal Tito nr. 148, tel: 043/ 371 151
Qendra për përkrahje të OJQ- Resnjë, Rr. Ploshtad Marshal Tito nr. 18, tel: 047/ 454 560
Qendra për përkrahje të OJQ- Strumicë, Rr. Bratstvo edinstvo nr. 29, tel: 034/ 326 832
Qendra për përkrahje të OJQ- Strugë, Rr. Boris Kidriç nr. 29a, tel: 046/ 782 755

Afati për dorëzimin e fletëparaqitjeve: 31 tetor, 2005.

Fletëparaqitjet që do të arrijnë pas afatit të caktuar, nuk do të shqyrtohen.

Me vendosshmëri ju kthejmë prej telefonatave dhe/ose vizitave personale në lidhje me vendimet!

Download the related document:
ob_pravni.doc
KONKURS Për mundësim e Qasjes në internet për organizatat joqeveritare

KONKURS
Për mundësim e Qasjes në internet për organizatat joqeveritare

Në kuadër të Programit për shoqëri qytetare FISHH-Maqedoni do të ndan grante për Qasje njëvjeçare në internet (me vlerë prej 12,000.00 MKD), për 35 organizata joqeveritare, nëpërmjet të furnizuesve lokal për internet.

Në konkursin mund të paraqiten OJQ të cilat veprojnë në rajonet ku gjinden qendrat për përkrahje të OJQve, në Veles, Prilep, Kërçovë, Shtip, Gjevgjeli, Strumicë, Negotinë, Delçevë, Kratovë, Resnjë, Strugë dhe Dibër.

Download the related document:
Obrazec za internet pristap.doc
Për ndarjen e granteve për përkrahje të projekteve të organizatave joqeveritare nga Dibra, Delçeva, Kratova, Negotina, Strumica, Gjevgjelia, Struga dhe Resnja

Fondacioni Instituti shoqëri e hapur – Maqedoni (FISHHM) e implementon projektin Përkrahje e shoqërisë qytetare - përforcimi  i OJQve: Qendra për përkrahje të OJQ në rajonet e socio-ekonomike të pazhvilluara”. Projekti është i financuar nga Agjencioni Evropian për rindërtim (AER) dhe FISHHM.

Nëpërmjet të Qendrave për përkrahje të OJQ-ve në Dibër, Dellçevë, Kratovë, Negotinë, Strumicë, Gjevgjeli, Strugë dhe Resnjë do të ndahen grante për përkrahje të projekteve të organizatave joqeveritare nga këta qytete. Projektet duhet të jenë të orientuara kah zgjidhja e problemeve më prioritare dhe kah nevojat e komunës lokale. Vlera maksimale që mund të ndahet për një projekt është 3000 EURO. Buxheti i përgjithshëm për këtë konkurs është 160 000 EURO (20 000 EURO për çdo Qendër).

Download the related document:
konkurs-maligrantoviEAR NVO centri.doc

Albanska vest

На иницијатива на Здружението на граѓани „Јавор“ од Стар Дојран, а со поддршка на Центарот за поддршка на НВО Гевгелија, на ден 05.06.2005, недела, со почеток во 10 часот, во просториите на Општината Дојран ќе се одржи еднодневно предавање на тема Современ Еко-туризам. Предавањето ќе го одржи проф. д-р Науме Мариноски од Факултетот на Туризам и угостителство – Охрид кој ќе даде осврт за современите тендеции за развој на еко туризмот во светот и можностите за развој во Република Македонија.
На предавањето учество ќе земат повеќе претставници на Хотели, Приватни сместувања и Туристички друштва, претставници на Општина Дојран  како и заинтересирани членови на Невладини Организации од Општината Дојран.
Се очекува предавањето да го зголеми степенот на информираност на населението и хотелиерите за современите текови на туристичко работење и да даде поголеми можности за негово искористување и развоj на подрачјето на општина Дојран.