Ìàêåäîíñêà âåðçè¼à | Albanian version
Fillimi Harta
Center menu
Risi
Përkrahje logjistike
Orari i punës
Infrastruktrukturë
Bibliotekë
Informata tjera
Programi për përforcimin e kapaciteteve
Plani për trajnime, punëtori, seminare dhe ligjërata
Këshilla dhe konsultime

Programi për iniciativa lokale, rrjëtezime dhe vizita
Iniciativa lokale
Rrjëtezime
Vizita

Ndarje e ndihmës financiare
Grante aktuale
Grante të ndara
Aktivitete për lobim dhe përfaqësim
Adresar i OJQve
Lidhje


 

 

27.10.2008 | Hepening multietnik “Nën të njëjtin diell” 1 nëntor 2008, Panairi i Shkupit

Programi

Hapja solemne

                                                                                                                                    Arena “Metropolis”

10.15 – 10.45                Hapja e manifestimit:

·         Fjalë përshëndetëse e Vladimir Milliçin, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Institut shoqëria a hapur – Maqedoni

·         Fjalë përshëndetëse e Ekselencës së Tij Ervan Fuere, Shef i Delegacionit të Komisionit Evropian dhe përfaqësues special i Bashkimit Evropian

·         Fjalë përshëndetëse e Hajrije Ahmed, kryetare e OJQ-s Vlera të përbashkëta



16.10.2008 | Uji i Radikës për ujitjen e tokës

Në Dibër të Madhe të enjten, më date 16 tetor 2008, u takuan udhëheqës dhe ekpertë të ministrive të Bujqësisë të Maqedonisë dhe Shqipërisë që meren me ekonominë e ujërave. Në këtë takim nga Maqedonia merrnin pjesë Sllave Arsovski-Drejtor i Drejtorisë për ekonominë e ujërave, Bllagoja Stoilkov, këshilltar shtetëror në ekonominë e ujërave, Bobi Nofitovski,këshilltar shtetëror për politikën bujqësore, Goce Llazarovski, ekspert,Zoran Stojçevski përfaqësues i ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Vesel Duka.



15.08.2008 | TV DEBAT Pro dhe kundër gjimnazit në Zhupë

Në komunën rurale Qendër Zhupë e cila deri vonë ishte pjesë e Komunës së Dibrës, në të cilën jetojnë edhe shqiptarë, është shfaqur interes për hapjen e gjimnazit ku mësimi do të zhvillohej në tri gjuhë -shqip, turqisht dhe maqedonisht.

Ky përfundim është nxjerr nga debati dhe anketa e realizuar në mediumet lokale, në kuadër të projektit "Jetesa në mjedis multietnik - qytetarë me të drejta, mundësi dhe mbrojtje të barabartë" e që financohet nga Komisioni Evropian, përmes Fondacionit Soros dhe Qendrës për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit në Dibër.



13.08.2008 | STOP përdorimit të armëve në dasma

Qendra për Zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit-Dibër e përkrahur edhe nga shoqatat tjera joqeveritare të proteston ashpër kundër dukrurise që qytetarët në dasma përdorin armë zjarri, me çka e rreziokojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve dhe prishin rendin dhe qetësinë publike.

Njëkohësisht protestojmë ashpër ndaj institucioneve përgjegëse të cilat I mbyllin sytë pranë kësaj dukurie të rrezikshme.



20.06.2008 | Vera 2008 Aksion per pastrimin e liqenit

Liqeni eshte krenaria jone-nuk e duam krenarine te ndotur. Me kete moto te rinjte e qendres per zhvillim te qendrueshem te komunitetit, marin aksion qe diten e veres 22 qershor (e diel) te pastrojne bregun e liqenit nga mbeturinat sidomos shishet e plastikes. akcionin e financon qendra per zhvillim te qendrueshem te komunitetit e mbeshtetur nga forumi arsimor rinor dhe Fondacioni Soros.

Aksionit i bashkangjiten edhe Klubi i kajakeve Radika (www.kayakradika.com), Shoqata e peshkatareve sportiv Trofta, Shoqata ekologjike Deshat dhe Standardi.. Aksionin e mbulojne edhe mediumet si radio Merlini dhe TV ZHUPA. Materijalisht aksionin e ndihmojne, Procredit bank, Dash Komerc, Komuna Diber, 2 S Kompani, dhe HC Shpilje.  Postere lajmerues nga QZhQK dhe Procredit bank jane ngjitur ne qytet, Per pjesemaresit jane siguruar, maica, kapele, sendvicha, lengje, thase plastike dhe muzike me DJ. pas mbarimit te pastrimit dhe hapjes solemne te sezonit turistik SUMMER 2008, per te gjithe pjesmarsit pason PARTY me DJ. I ftojme qe te gjithe qytetaret te marin pjese ne aksion. nisja behet prej bulevardit Skenderbej ne ora 10.00 Kryetari i Qendres per zhvillim te qendrueshem te komunitetit-Diber



20.06.2008 | Aksion per pastrimin e liqenit

Liqeni eshte krenaria jone-nuk e duam krenarine te ndotur. Me kete moto te rinjte e qendres per zhvillim te qendrueshem te komunitetit, marin aksion qe diten e veres 22 qershor (e diel) te pastrojne bregun e liqenit nga mbeturinat sidomos shishet e plastikes. akcionin e financon qendra per zhvillim te qendrueshem te komunitetit e mbeshtetur nga forumi arsimor rinor dhe Fondacioni Institut Shoqeri e hapur-Maqedoni.

Aksionit i bashkangjiten edhe Klubi i kajakeve Radika (www.kayakradika.com), Shoqata e peshkatareve sportiv Trofta, Shoqata ekologjike Deshat dhe Standardi.. Aksionin e mbulojne edhe mediumet si radio Merlini dhe TV ZHUPA. Materijalisht aksionin e ndihmojne, Procredit bank, Dash Komerc, Komuna Diber, 2 S Kompani, dhe HC Shpilje.  Postere lajmerues nga QZhQK dhe Procredit bank jane ngjitur  ne qytet, Per pjesemaresit jane siguruar, maica, kapele, sendvicha, lengje, thase plastike dhe muzike me DJ. pas mbarimit te pastrimit dhe hapjes solemne te sezonit turistik SUMMER 2008, per te gjithe pjesmarsit pason PARTY me DJ. I ftojme qe te gjithe qytetaret te marin pjese ne aksion. nisja behet prej bulevardit Skenderbej ne ora 10.00



14.06.2008 | Në Dibër u nënshkrua protokolli për bashkëpunim dhe binjakëzim me qytetin Llom të Bullgarisë.
Dokumentin e nënshkruan dy kryetarët e komunave, Argëtim Fida dhe Penka Penkova. Fida këtë bashkëpunim e vlerësoi shumë të nevojshme, me që siç tha, Bullgaria është anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. "Njëkohësisht Dibra i bashkëngjitet rrjetit rajonal ballkanik që e ka inicuar qyteti Bullgar, me qëllim që të përfitohen projekte evropiane", shtoi ai. Ndërsa kryetarja e Komunës së Llomit, Penkova parasheh bashkëpunim në të gjithë sferat, me qëllim që popujt e të dy shteteve të njihen më mire, duke u nisur nga sfera e kulturës, arsimit dhe në ekonomi. Në nënshkrimin e marrëveshjes ishte i pranishëm edhe ambasadori bullgar, Miho Mihov, i cili përsëriti se dokumenti i firmosur jep mundësi të gjera për bashkëpunim në mes qyteteve. Delegacioni bullgar, në përbërje të të cilit ishin edhe përfaqësues të institucioneve lokale të Llomit, vizitoi shkollat fillore dhe fabrikën e gjipsit "Knauf".

12.06.2008 | U evidentuan problemet kryesore në arsim në Dibër
Në restorantin “Penestija”  në Shtëpinë e Kulturës në Dibër të premten më 9 maj u mbajt sesioni i parë i  forumit në suazat e Programit “Forume në Bashkësi” në të cilin morën pjesë mbi 80 dibranë.
 Pas shpjegimeve hyrëse të cilat i dha moderuesi Igor Tanevski i Forumit i cili punonte në dhjeta tryeza pune (sport, ekologji, e ardhme, arsim dhe kulturë, arsim tetëvjeçar, arsim i mesëm, kulturë, rini, administratë lokale) janë evidentuar problemet kryesore në sferën e arsimit që në sesionin zero ishin përzgjedhur prej qytetarëve.prva_sesija_debar1.jpg

10.05.2008 | U evidentuan problemet kryesore në arsim në Dibër
Në restorantin “Penestija”  në Shtëpinë e Kulturës në Dibër të premten më 9 maj u mbajt sesioni i parë i  forumit në suazat e Programit “Forume në Bashkësi” në të cilin morën pjesë mbi 80 dibranë.
 Pas shpjegimeve hyrëse të cilat i dha moderuesi Igor Tanevski i Forumit i cili punonte në dhjeta tryeza pune (sport, ekologji, e ardhme, arsim dhe kulturë, arsim tetëvjeçar, arsim i mesëm, kulturë, rini, administratë lokale) janë evidentuar problemet kryesore në sferën e arsimit që në sesionin zero ishin përzgjedhur prej qytetarëve.prva_sesija_debar1.jpg

07.04.2008 | Tema e forumit ARSIMI

Me pjesëmarjen e mbi 200 qytetarëve, në restoran Penestija u mbajt zero sesioni I FORUMEVE NË BASHKËSI.

Forumet I përshëndeten përfaqësuesi I Fondacionit Institut Shoqëri e Hapur Maqedonia znj. Suncica Kostovska-Petrovska, përfaqësues nga Agjencioni zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim znj. Kristina Haxhivasileva dhe krzeatri I komunës dr. Argëtim Fida.

Pas spejgimit të programit , structures dhe mënyrës së funksionimit të forumit nga ana e moderatorëve Igor Tasevski dhe Shuip Marku, refrenti komunal nga sektori për zhvillim local spjegoi temat e forumit për të cilën duhet të votojnë qytetarët edhe atë: Mjedisi jetësor, zhvillimi local dhe Arsimi.

Qytetarët votuan në temen ARSIMI. Pra të gjitha mjetet 130.000 euro do të dedikohen për arsimin në komunën e dibrës.